09:25 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Mustafa: Rugova burri i madh i këtij vendi, ishte themeltar i shtetit të Kosovës

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 74 vjetorit të lindjes.

Sipas Mustafës, Rugova me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore, transmeton Indeksonline.

“Presidenti Ibrahim Rugova, ishte themeltar i shtetit të Kosovës, burri i madh i këtij vendi, vizionar, i mençur, burrë i urtë dhe me intelektin e pashoq, e udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e këtyre aspiratave shekullore. Rugova, padyshim ishte arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.