18:18 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Nadal marshon drejt gjysmëfinales së Roland Garros

Tenisti spanjoll ka fituar lehtësisht çerekfinalen ndaj Diego Schwartzman.

Në Grand Slamin e tij të preferuar, Rafa Nadal vazhdon të jetë i pakonkurrencë. Tenisti spanjoll mposhti 3-1 me sete (4-6, 6-3, 6-2, 6-2) Diego Schwartzman, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Roland Garros.

Nadal e nisi keq sfidën, duke humbur 3 geme me shërbimet e tij në setin e parë dhe dhënë përshtypjen se ishte në një ditë të keqe, por reagimi i tij ishte i duhuri në tre setet e radhës, duke siguruar fitoren pas 3 orë e 47 minutave lojë. Në gjysmëfinale, Nadal do të përballet me Juan Martin del Potron, që mposhti me të njëjtin rezultat 3-1 Marin Çiliçin (7-6, 5-7, 6-3, 7-5).