10:24 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / LB

​Në asnjë shkollë nuk ka filluar procesi mësimor

Deri më tani në asnjë shkollë  në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor, ka bërë të ditur për KosovaPress drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati. 

Edhe nga ajo që ekipet e KP kanë parë në teren, shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga. 

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën.