18:38 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

​Në Serbi rritet bilanci i të prekurve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka njoftuar sonte edhe për gjashtë raste të reja me koronavirus, në kohën kur ky vend është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë numri i të sëmurëve me koronavirus, i cili në mëngjes ishte 97, tash është rritur në 103.

Serbia ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj për shtetasit e huaj, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.