13:23 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

​Në Spanjë mbi 200 të vdekur në ditë nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njoftoi sot se në 24 orët e fundit, 209 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 767.

Deri më tani, 17,147 njerëz janë sëmurë në Spanjë, që është rreth 4,000 më shumë se dje, raporton Reuters.

Pas Italisë, Spanja është vatra e dytë në Evropë sa i përket Covid-19.