23:09 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

​Nesër temperaturat deri në 10 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do ti takojnë stadit të mesëm të troposferës. Në fushat barike dhe termike do të ketë rritje të ndjeshme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.