23:41 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Netanyahu: I kënaqur nga numri i vendeve që nuk votuan rezolutën

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh i kënaqur nga numri i vendeve që nuk votuan sot rezolutën e OKB-së që dënonte njohjen nga SHBA-të të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Në Izrael, ne e kundërshtojmë këtë vendim të OKB-së dhe reagojmë me kënaqësi përballë numrit të konsiderueshëm të vendeve që nuk votuan në favor të këtij vendimi”, theksoi kryeministri në një komunikatë nga zyra e tij.

“Ne falënderojmë presidentin Donald Trump për pozicionin e tij të qartë dhe të prerë mbi Jerusalemin dhe falënderojmë vendet që votuan bashkë me Izraelin, bashkë me të vërtetën”, shtoi Netanyahu.

Në 193 vende anëtare të OKB-së, 128 votuan pro rezolutës që dënonte vendimin amerikan mbi Jerusalemin të marrë më 6 dhjetor, 9 votuan kundër dhe 35 vende abstenuan gjatë një votimi që presidenti Donald Trump kishte premtuar se do e mbikëqyrte nga afër, duke kërcënuar me masa financiare për ato vende që mbështesin këtë tekst. Ndërsa 21 vende nuk morën pjesë në këtë votim.