22:30 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

​Një i moshuar aksidentohet në Bardhosh

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Siç raporton kp, aksidenti ka ndodhur në Bardhsh, ku një i moshuar është goditur nga një veturë.

I aksidentuari është dërguar me autoambulancë në QKUK.