18:23 / E Diele, 30 Tetor 2022 / AR

​Një simptomë që injorohet e mund të jetë shenjë e sëmundjes së rëndë

Ndjenja e gulçimit është një fenomen i zakonshëm dhe nuk do të thotë gjithmonë se duhet të shkoni te mjeku.

Ajo në rastet kur kjo ndodh papritur ose pa ndonjë simptomë tjetër shoqëruese, mund të krijojë njëfarë frike te njerëzit.

Ka shumë shkaqe të mundshme të vështirësisë në frymëmarrje dhe ndërkohë që disa nga shkaqet janë krejtësisht të padëmshme, të tjerat mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të rëndë dhe si të tilla kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, shkruan “Healthline”.

Kur dihet shkaku i vështirësisë në frymëmarrje, nuk ka arsye për të vizituar mjekun sepse atëherë është nevoja më normale e shtuar e trupit për oksigjen.

Megjithatë, nëse gulçimi shfaqet në pushim dhe shoqërohet me disa simptoma të tjera të pakëndshme si shtrëngimi në gjoks ose pamundësia për të marrë frymë thellë, situata nuk është më aq e padëmshme.

Vështirësi në frymëmarrje ose dispne ndodh shpesh te pacientët me zemër, personat që kanë nivele të ulëta hekuri ose janë anemikë, tek individët që përjetojnë ankth, duhanpirësit, personat me sëmundje të frymëmarrjes dhe personat që kanë probleme me peshën e tepërt.

Mjekët paralajmërojnë se të gjitha rastet në të cilat gulçimi nuk largohet vetvetiu brenda pak ditësh mund të jenë potencialisht të rrezikshme dhe kërkojnë një ekzaminim ekspert për të përcaktuar shkakun e vërtetë të problemit.

Ka edhe situata në të cilat duhet reaguar sa më shpejt sepse mund të ketë pasoja të rënda.

Një prej tyre është embolia pulmonare, në të cilën arteriet pulmonare bllokohen për shkak të trombociteve, ose mpiksjeve që vijnë nga pjesët periferike të trupit. Karakterizohet nga një frekuencë e shtuar e frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje dhe kjo gjendje kërkon ndihmë urgjente mjekësore.

Shpesh, paralajmërojnë mjekët, shfaqet me simptoma të kollës, temperaturës dhe cianozës.

Nuk duhet të anashkalojmë sulmin në zemër në të cilin ndodh vështirësia në frymëmarrje për shkak të zvogëlimit ose pengimit të qarkullimit të gjakut në zemër, e simptomë është ndër të tjera vështirësi në frymëmarrje.