11:49 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

​Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, 10 persona në procedurë të rregullt

Dhjetë persona janë ndaluar dhe ndaj tyre vazhdon procedura e rregullt në qytete të ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për parandalimin e epidemisë.

Sipas Policisë, 4 persona janë ndaluar në regjionin e Prishtinës, katër në rajonin e Prizrenit, një në Gjakovë, një në jug të Mitrovicës.