20:36 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

​OBSH apelon për kujdes nga mashtrimet, gjatë krizës me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se kriminelët gjithnjë e më shumë po prezantohen si zyrtarë të saj, në një përpjekje për të vjedhur informacion ose para nga njerëzit gjatë krizës me koronavirus.

Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jashareviq tha sot se mashtruesit përdorin teknika të ndryshme siç janë thirrjet telefonike të rreme dhe joshjet e ndryshme përmes postave elektronike dhe rrjeteve sociale.

Agjencia e Shëndetit e OKB-së tha se po punon për të ekspozuar përpjekje të tilla dhe për të informuar autoritetet lokale.

OBSH ka krijuar një faqe në internet për të ndihmuar njerëzit të parandalojnë mashtrimet gjatë krizës aktuale.