18:49 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Parku i Pishave mes Rahovicës dhe Mirosalës, gati për vizitorë

Bukuritë e rralla dhe ajrin e freskët te Parku i Pishave mes Rahovicës e Mirosalës, tashmë mund ta shijojnë qytetarët, me pushimoret dhe infrastrukturën e rregulluar në afat rekord në trupin e parkut të sapo inauguruar.

“Vetëm 10 kilometra nga qyteti, Parku i Pishave është mushkëria e Ferizajt, zona e gjelbër më e gjerë në shërbim të shëndetit e rekreacionit të qytetarëve”, shkruan kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një postim në Facebook.