16:11 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Pas 15 vitesh lirohen nga burgu vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina

Vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina janë liruar sot nga burgu. Të tretë këta janë dënuar me nga 30 vjet burg për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe familjes së tij në vitin 2001.

Lajmin për lirimin e Burim dhe Arsim Ramadanit dhe Arben Kiqinës e ka konfirmuar Faton Ramadani, vëllau i të dënuarve Ramadani.

Mediat mrbëmë kanë raportuar se të dënuarit për rastin “Kiqina” janë liruar pasi që janë falur nga presidenti i  Kosovës Hashim Thaci. /Indeksonline/