17:21 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

​Pas pandemisë nis ndërtimi i dhjetëra shtëpive për skamnorët në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu priti sot në takim humanistin Halil Kastrati i cili solli ndihmë 100 pako ushqimore e higjienike për qytetarët në nevoja në kohën e pandemisë.

Aliu me këtë rast falënderoi Kastratin për ndihmën e dhënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj.

Ndërsa, humanisti Kastrati tha se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u dakordua që pas pandemisë me COVID-19 do të fillojë ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.

Ndryshe, pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e sektorit të mirëqenies sociale.