13:43 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Pendarovski: Çdo zgjidhje Kosovë-Serbi me garanci ndërkombëtare – e pranueshme

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ka thënë se ai është kundër ndryshimeve të kufijve në Ballkan, por gjithashtu se çdo zgjidhje e arritur nga Beogradi dhe Prishtina me një garanci ndërkombëtare është e vlefshme.

Në një intervistë për Al Jazeera Balkanin, ai tha se “çdo zgjidhje e arritur nga Beogradi dhe Prishtina është e pranueshme, se duhet të jetë e pranueshme për të gjithë botën dhe për fqinjët e saj të afërt, siç është Maqedonia Veriore, me kusht që të ketë garanci nga bashkësia ndërkombëtare se nuk do të ketë asnjë efekt domino”.

Ai përsëriti se i beson parimit se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të sjellë vetëm probleme, duke pasur parasysh historinë e vështirë, të gjatë dhe të dhimbshme të rajonit. 

“Në parim, çdo kufi në botë që përpiqen ta lëvizin, në Amerikë dhe Kanada, do të shkaktojë turbullira politike. Në parim, unë jam kundër idesë për të lëvizur kufijtë përgjatë shpërndarjes etnike të popullatës. Një gjë e tillë në Ballkan është një fushë e veçantë “, tha Pendarovski.