12:56 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

​Pesë minuta mbushje për 120 km vozitje, e bën Tesla

Kompania Tesla prezantoi gjeneratën e tretë të super-mbushësit të saj, i cili mund të ngarkojë Modelin 3 me një fuqi prej 250 kW dhe se duhen vetëm pesë minuta për një autonomi prej 120 km.

Stacioni i parë i mbushësit V3 u hap në selinë e kompanisë në Frimont, Kaliforni, për anëtarët e programit Tesla Early Access.

Bëhet fjalë për një grup të vogël të pronarëve të makinave Tesla, të cilët kompania i lejon për të testuar të ardhurit. Tesla do të fillojë të instalojë super-mbushësin e ri në të gjithë SHBA në prill, ndërsa Evropa dhe Azia janë planifikuar për tremujorin e katërt të këtij viti.

Gjenerata e tretë e super-mbushësit është një përmirësim i madh në krahasim me V2, i cili, pavarësisht fuqisë maksimale prej 150 kW, ishte i kufizuar në 120 kW. Falë baterisë së re, vetëm Modeli 3 mund të përfitojë nga potenciali maksimal i kompresorit V3. /IndeksOnline/