09:10 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / AR

​Pesë shenja paralajmëruese të cilat iu tregojnë që po iu largojnë nga puna

Largimet nga puna për shumë punonjës duken sikur i zënë ata të papërgatitur. Lajmi që është koha për “shkëputjen e kontratës”, është zemërthyes dhe i bën punonjësit të hyjnë në fazën “depresive”. Po sikur të përgatiteni më herët për këtë njoftim e në ndërkohë të filloni për të kërkuar punë të re?

Mësoni pesë shenjat që tregojnë se takimi me shefin për t’ju treguar që nuk do të vazhdoni më nuk është larg.

Jeni përjashtuar nga takimet

A i keni dëgjuar kolegët duke biseduar rreth një çështjeje për të cilën ju nuk ia keni idenë. Mbase po e pyetni veten se mos vallë nuk keni qenë të vëmendshëm gjatë bisedave, ose mos vallë nuk e keni parë emailin? Fatkeqësisht jo, nuk është as njëra as tjetra, tashmë shefi po bëhet gati t’ju largojë ngadalë – ngadalë.

Mospajtime të vazhdueshme me shefin

Nëse është dikush në atë kompani, me të cilin nuk duhet të mos pajtoheni gjatë gjithë kohës është shefi juaj. Nëse e ktheni kokën pas edhe shihni që keni më shumë mospajtime dhe keqkuptime, sesa gjëra të mira me punëdhënësin, bëhuni gati të hyni në botën e të papunëve!

Filloni për t’u shqetësuar nëse punëdhënësi nuk po ju jep më detyra, por ato po i delegon te dikush tjetër, madje edhe detyrat tuaja më kryesoret! Kjo është pëshpërima e parë që jeni në prag të humbjes së punës.

Jeni ende në punë provuese

Që në fillimin e marrëdhënies me shefin, jeni marrë vesh që puna provuese të zgjatë 3 muaj, por janë bërë 5 edhe ende nuk e keni marrë asnjë konfirmim nga ana e kompanisë. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, veçse shefi “po ndihet keq” t’ju tregojë që nuk mund të vazhdoni më tutje. Mos humbisni më shumë kohë, shkoni për të biseduar me të!

Kualifikimet tuaja janë të diskutueshme

Po për kualifikimet tuaja a po flitet? Pohime të tilla si “Vetëm t’i në kompani je me bachelor”, “Kjo pozitë e kërkon dikë më me shumë përvojë”, “Do të doja t’i kishit vazhduar studimet” etj., mund të jenë shenja paralajmëruese për ju. Papritmas kualifikimet tuaja fillojnë të bëhen të diskutueshme dhe të rëndësishme për kompaninë. Pra, sipas tyre nuk jeni më një përshtatje e mirë për kompaninë.

Po qarkullon një shpallje për pozitën tuaj

Nuk ka asgjë më të vështirë për një punonjës, sesa kur një ditë të bukur në faqen e kompanisë me të mëdha shkruhet “Po kërkojmë punonjës” ose të ngjashme (për pozitën e tij/saj sigurisht). Në ndërkohë që deri atëherë nuk iu kanë thënë asgjë. Epo, pritni është çështje minutash, që prej atij momenti ju jeni në mesin e të papunëve.

Ndiqni shenjat paraprake përpara se të përballeni me shenjën përfundimtare!