09:48 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / AR

​Policia gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave, armë dhe drogë në veri

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës kundër kriptovalutave.

Burime të KP bëjnë të ditur se nga ky aksion policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, armë dhe marihuanë.

KosovaPress- i ka provuar vazhdimisht të kontaktojë me zëdhënësin e policisë në jug të Mitrovicës, por i njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Kujtojmë që me 4 janar të këtij viti, ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli bëri të ditur vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e vendit. Vendim ky që erdhi si shkak i krizës energjetike.