12:17 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Policia jep detaje për gjetjen e trupit të Shqipdon Aliut

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh jep detaje se mbrëmë në Gadime është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 23-vjeçari nga Lipjani, ishte raportuar si i zhdukur prej disa ditësh.  Ndërsa pas zhdukjes së tij është raportuar se atij i kishte vdekur babai.