75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

​Policia konfirmon arrestimin e aktorit Mensur Safqiu

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e KosovaPress lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safqiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin  duke treguar se Safqiu është duke u intervistuar nga policia.

“Ende nuk di për çka dyshohet sepse janë në intervistim”, tha ajo. Po ashtu nuk dihet nëse prokurori do të nis hetime lidhur me rastin.

Ndryshe, Safqiu është njëri nga aktorët më të njohur për rolet e tij së bashku me grupin humoristik “Stupcat”, duke luajtur një numër të madh të personazheve.