17:17 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

FSK konfirmon: Gjendet trupi i Armend Trenës (Video)

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se nga njësitë e kërkim shpëtimit u gjet trupi i pa jetë i policit Armend Trena, transmeton ‘Indeksonline’.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40,  në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vend i aksidentit në lumin Lepenc,  kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në kërkimin e policëve ishin FSK-ja, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, zhytës të shumtë si dhe qytetarë të cilët ndihmuan në gjetjen e dy trupave të policve kosovarë.

Kujtojmë se policët Armend Trena e Malsor Dashi pësuan aksident mbrëmjen e së shtunës së 28 prillit në rrugën  Kaçanik-Hani Elezit, kur po lëviznin me veturën zyrtare të policisë dhe ranë në lumin Lepencë prej një lartësie mbi 100 metra./Indeksonline/