18:05 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

​Policia në Mitrovicë fushatë sensibilizuese kundër dhunës në familje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, nën moton “Bashkë kundër dhunës” po finalizon projektin me aktivitete shumëdimensional me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të kësaj dukurie.

Duke përçuar porosi se “Familja nuk është vetëm një çështje e rëndësishme ajo është gjithçka” në vijimësi të aktiviteteve Policia në bashkëpunim me institucionet përkatëse, bashkësitë fetare, disa OJQ, psikolog, nxënës dhe shoqëri civile kane realizuar një mori aktivitetesh.

Ndër metodat e veprimit është realizuar komunikim virtual përmes prezantimit online janë mbajtur ligjërata ne fushën e vetëdijesimit, ndërsa nxënës të shkollave të mesme përmes rrjeteve sociale kane shpërndarë thënie të ndryshme me përmbajtje vetëdijesimi dhe sensibilizimi.

Në kuadër te këtyre aktiviteteve nga ana e Policisë në rajonin e Mitrovicës janë realizuar edhe kontakte përmes telefonit me viktimat e rasteve te dhunës në familje për të kuptuar për se afërmi me gjendjen dhe mirëqenien e tyre gjate kësaj periudhe.

Si përmbyllje të këtij projekti nga sot ka filluar shpërndarja e materialit promovues në të tri komunat Mitrovicë Jug, Vushtrri, Skenderaj përfshirë edhe komunën e Mitrovicës së Veriut.