21:57 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

​Poston armë në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Policia e Kosovës njofton se ditë më parë në rrjete sociale një i dyshuar në Vushtrri kishte postuar foto me armë në dorë.

Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme hetuesit policor në Vushtrri, sot kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë e gjatë.

Sipas Policisë është intervistuar i dyshuari L. H., 20 vjeçar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.