11:42 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / MSH

​Punëtori i ekuipazhit të aeroplanit lëndohet në Aeroportin e Prishtinës

Një pjesëtar i ekuipazhit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Rasti është hapur si “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.