13:37 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Qentë harrohen brenda çadrës së kampingut, temperatura shkoi mbi 34 gradë Celsius

Dy qen të llojit “pug” u përcëlluan për vdekje, pasi pronarët e tyre i lanë për tetë orë, në një tendë ku temperatura shkonte 34 gradë Celsius.

TJ Gregory dhe Sarah Henniker u është ndaluar mbajtja e kafshëve për pesë vjet rresht, pasi pranuan se shkaktuan vuajtje të panevojshme për Millie dhe Tito.

Henniker u largua nga çadra në Parkun e Pushimeve Martello Bay në Jaywick, Essex, në korrik të vitit të kaluar në orën 9:00 dhe u kthye pas orës 17:00.

Temperatura atë ditë kishte arritur në 34 gradë Celsius, por për shkak se qentë ishin zhytur brenda tendës, temperatura brenda kishte arritur në një shkallë shumë më të lartë se jashtë.

Pasi e kuptuan se kafshët nuk jetonin më, dyshja i mbështolli ato me një qese me qëllim që t’i varroste më vonë. Por, ata u kundërshtuan nga stafi i sigurimit që lajmëruan autoritetet dhe i zhvendosën qentë në një zonë të sigurt. Gjykatësi i rrethit Timothy King tha se “ishte një mënyrë e tmerrshme që ata të humbin jetën.”