23:40 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

​QKRMT shënon 20-vjetorin, prezantohet logo dhe aktivitetet

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shënon 20 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, është prezantuar logoja e punuar posaçërisht për këtë 20 vjetor, si një mënyrë që simbolizon zhvillimin e vazhdueshëm të QKRMT-së.Në këtë përvjetor, QKRMT-në do ta vizitojë Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe 2018.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës 20-vjetorin e themelimit do ta shënojë me një seri aktivitetesh dhe ngjarjesh që do të zhvillohen prej nesër e deri më 11 nëntor.

Ndryshe, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka për mision të përmirësojë mirëqenien e viktimave të torturës dhe të përmirësojë gjendjen e tyre përmes rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit.