75 Mall Live Search
20:54 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / F.R

Rezultatet e para nga KQZ: Ja kush janë 10 kandidatët më të votuar të Aleancës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 6.12 për qind e votave, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave të përditësuara në platformën e KQZ-së, në Aleancën prin Ardian Gjini me 1,085 vota.

Pas tij renditet, Ramush Haradinaj, me 977 vota, ndërsa vendin e tretë e mban Daut Haradinaj me 753 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar të Aleancës deri në këtë fazë të numërimit janë:

  1. Ardian Gjini – 1,085 vota
  2. Ramush Haradinaj – 977 vota
  3. Daut Haradinaj – 753 vota
  4. Besnik Tahiri – 685 vota
  5. Bekë Berisha – 619 vota
  6. Burim Ramadani – 511 vota
  7. Time Kadrijaj – 494 vota
  8. Arbër Tolaj – 441 vota
  9. Agim Çeku – 410 vota
  10. Teuta Haxhiu – 307 vota

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe renditja pritet të ndryshojë me përditësimin e rezultateve të reja nga KQZ./IndeksOnline/