Reshitaj: Përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël
Ministria e Ambientit dhe e Planifikimit Hapësinor sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me gratë kësaj ministrie organizoi tryezë diskutimi “Krijimi i Mundësive të Barabarta”.
Ministrja Albena Reshitaj tha se përfaqësimi i grave në vendimmarrje ende mbetet i vogël. Sipas saj, MMPH ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet dhe gatishmëri për punë, dhe se do t’u jepet hapësirë dhe mundësi, sepse beson në kapacitetet e tyre.Ministrja Reshitaj ka kërkuar prej grave që të ngrisin zërin ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet në Ministrinë e Ambientit dhe në institucionet tjera, sepse sipas saj, garat kanë pasur sfida dhe mund më të madh si shoqëri.
Ajo shtoi se nuk ka zhvillim ekonomik të mirëfilltë në vend, nëse nuk kanë hapësirë gratë në vendim marrje, dhe për këtë janë këtu që t’iu tregojnë edhe gjinisë së kundërt, se grat janë të fuqishme.
Reshitaj ka thënë se si Ministri janë në proces të hartimit dhe miratimit të Rregullores së re për sistematizimin e vendeve të punës dhe konform dispozitave ligjore do të punoj në ngritjen e nivelit të barazisë gjinore në MMPH.