21:33 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Samiti Trump – Putin mbahet në Helsinki

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, pas samitit të NATO-s që mbahet në Bruksel më 11 dhe 12 korrik.

Trump u tha gazetarëve se me Putinin do të bisedojë rreth luftës në Siri dhe situatën në Ukrainë.

Kremlini kishte njoftuar sot për arritjen e një marrëveshje për zhvillimin e një samiti mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin në një vend të tretë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit mes presidentit rus dhe John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.