13:53 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dumoshi shpreh mbështetjen për Weber si kryetar të ardhshëm të Komisionit Evropian

Ish-shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur se po qëndron në Helsinki të Finlandës ku po mbahet kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Përmes këtij postimi Dumoshi ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e LDK-së dhe të Kosovës për Kandidatin Manferd Weber për kryetar të ardhshëm të Komisionit Evropian.

“Helsinki, Kongresi PPE.

Duke i konfirmuar mbështetjen e LDK-se  dhe te Kosovës per kandidatin   Manfred Ëeber  për  Kryetar te ardhshëm te Komisionit Europian.” kishte shkruar Vlora në postimin e saj.

Ndryshe, në këtë kongres po marrin pjesë edhe figura tjetra të Lidhjes Demokratike, figura si Abdullah Hoti, Ismet Beqirin e Lufti Hazirin./Indeksonline/