11:29 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

​Selimi: Kosova rrezikon t’i humbë 300 milionë euro, në arbitrazh

Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humbë 300 milionë euro. Së fundmi janë fituar dy raste, derisa gjatë këtij viti i janë mbrojtur vendit mbi 10 milionë euro.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili përmes një konference shtypi theksoi: “Avokatura e Shtetit i ka pranuar 1935 lëndë gjatë vitit. Dy raste janë fituar. Një rast ka të bëjë me një kontest dhe i janë mbrojtur shtetit 1 milion euro”.

Avokati i përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi, tha se është shumë e rëndësishme që të fuqizohet ky institucion.

“Janar-tetor janë mbrojtur një numër i madh i lëndëve. Vlera e kontestit është 10 milionë euro. Kjo tregon një përkushtim të Avokaturës së Shtetit. Dhe bëjë thirrje që të mbështesin këtë institucion”, tha ai.

Istrefi se javën e ardhshme është edhe një lëndë tjetër, për çka u shpreh i bindur se do të mbrohen edhe 10 milionë të tjera.

Ministri i Drejtësisë ka folur edhe për arbitrazhet e tjera, për çka tha se Kosova është në rrezik që të humbë 300 milionë euro.

“Kosova ka të rrezikuara në arbitrazh rreth 300 milionë euro. Çështja e “Iute Credit” është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrojmë në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”, theksoi ai.