18:03 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Serwer – Selimit: Propozimi për kufijtë e shkatërron shtetësinë e Kosovës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, aktualisht drejtor i Fondit të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi ka zhvilluar një debat me Daniel Serwer – njohës i çështjeve të Ballkanit – rreth idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të cilët po e proklamojnë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu I tij serb Aleksandër Vuqiç.

Petrit Selimi ka shpërndarë dje në Twitter një artikull të gazetës britanike “The Guardian” të vitit 2016, e ku flitet për marrëveshjen e arritur mes Belgjikës dhe Holandës për korrigjim të kufijve. Model në bazë të të cilët presidenti Thaçi kishte thënë se mund të bazohej Kosova dhe Serbia.

Në këtë postim të Selimit ka reaguar Serwer duke e pyetur kështu:” Po në lidhje me shprehjen “parcelat e vogla e të pabanuar të tokës për të reflektuar ndryshimet në rrjedhën e lumit”, a ju godet si paralele me një shkëmbim të tokës të konsiderueshme dhe të popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, ka pyetur Serwer duke cituar pjesë nga artikulli që flet për shkaqet e shkëmbimit të territorit mes Belgjikës dhe Holandës.

Në këtë Selimi përgjigjet: “parimet janë me rëndësi. Korrigjim në pajtim të dyanshëm”.

Serwer vazhdon me komentin e tij: “Askush nuk dyshon se shtetet sovrane mund të shkëmbejnë territorin, apo edhe thjesht t’ia japin atë, me kusht që të përmbushin kërkesat ligjore vendore. Pyetja e vërtetë ka të bëjë me mençurinë, jo me ligjshmërinë. Rrethanat aktuale brenda Kosovës, në rajon dhe më gjerë e bëjnë këtë propozim të pamatur”, ka thënë Serwer.

Selimi në këtë është përgjigjur duke thënë se frikohet se nuk është koha që të “promovohet urtësia. “Neve na është thënë për 10 vjet që të bëhemi të urtit, që të presim, për ta kthyer fytyrën tjetër, për pendim, për të mos iu nënshtruar provokimeve. Jo për të aplikuar atje, jo për të vendosur ushtrinë këtu. Të presësh për viza. Kthim i dobët për mençurinë”, ka shkruar ai.

Serwer në këtë ia kthen komentin Selimit duke iu përgjigjur kështu: “Asnjëherë nuk ju kam thënë të mos aplikoni diku ose ta formoni ushtrinë, apo të prisni për viza. Unë po ju them që ky propozim për shkëmbim territoresh do të qojë te lëvizje masive të njerëzve dhe të minojë dhe shkatërrojë shtetësinë e Kosovës”, ishte përgjigja e Daniel Serwer në Twitter.