22:13 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

​ShBA 1-1 Uellsi, Bale lojtari i ndeshjes

Është regjistruar edhe barazimi i parë në një ndeshje të Kampionatit Botëror 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë baras 1-1 në ndeshjen e Grupit B të këtij kompeticioni.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë. ShBA-të kaluan në epërsi në minutën 36’ dhe realizues ishte Weah.

Kur po mendohej se tre pikët e plota do t’i takonin ShBA-ve, në skenë doli sulmuesi Gareth Bale i cili barazoi rezultatin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Sulmuesi i Uellsit Gareth Bale i cili shënoi golin e barazimit 1-1 nga penalltia u vlerësua me notën më të lartë 7-3, ndërsa lojtari me notën më të ulët në fushë ishte partneri i tij në sulm James i cili u vlerësua me notën 5.8.

Pas ndeshjeve të para, grupin B e kryeson Anglia me tre pikë, e pasuar nga ShBA dhe Uellsi me nga një pikë si dhe e fundit është Irani pa pikë.