75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / Gj Sh

Vedat Muriqi prezantohet te Fenerbahçe

Vedat Muriqi është prezantuar si lojtar i ri i Fenerbahçes.

Sulmuesi kosovar është rikthyer te skuadra turke, derisa sonte ka arritur në stamboll, ku është pritur nga drejtuesit e klubit dhe tifozë të shumtë, shkruan IndeksOnline.

31-vjeçari u transferua nga skuadra e Mallorcas, për shumën prej 15 milionë euro.

“Pirati” pati një sezon fantastik në La Liga, duke shënuar 23 gola, dy më pak se Kylian Mbappe, që ishte golashenuesi më i mirë në kampionnatin spanjoll./IndeksOnline/