21:15 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

​ShBA-ja po e kundërshton Kosovën, por çka thoshte Trumpi në vitin 2017 për reciprocitetin

Qeveria e Kosovës nga 1 prilli hoqi taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake. Por vendosi reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

E kjo masë po kundërshtohet ashpër nga ShBA-ja e cila po kërkon nga Kosova të mos vendosë asnjë masë tarifore ndaj Serbisë.

Por, vet ShBA-ja dhe presidenti Donald Trump janë “simpatizues” të reciprocitetit.

Presidenti Donald Trump, në një fjalim në vitin 2017 në “Love Store” thjesht informoi botën se fjala e tij e preferuar është “reciprociteti”, veçanërisht në kontekstin e tregtisë së lirë.

“Theodore Rosevelt në mesazhin e tij të parë drejtuar Kongresit deklaroi se ‘reciprociteti’ – fjala ime e preferuar, reciprociteti – sepse ne kemi vende që na vendosin 100 për qind taksë ndaj një produkti, dhe kur ai produkt shitet prej tyre tek ne, ne në mënyrë të hatashme nuk i ngarkojmë me asgjë. Dhe njerëzit thonë, oh, kjo është tregtia e lirë. Jo, kjo është tregti e marrë. Kjo është tregti vërtet e marrë. Është e jashtëzakonshme. Ju në të vërtetë do të keni njerëz që thonë- “Jo, ne nuk mund ta bëjmë atë. Kjo është tregtia e lirë. “Është thjesht – kjo është e jashtëzakonshme, por çfarë do të bësh. Oh, çfarë ndodh në Uashington, thjesht nuk do t’i besosh gjërat. Por ‘reciprociteti duhet të trajtohet si shërbëtor i mbrojtjes’. Dhe William McKinley deklaroi se ‘ne duhet të kujdesemi së pari për kombin tonë dhe industritë e saj’”, kishte deklaruar presidenti Trump në vitin 2017.