09:34 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

​SHBA vendos tarifa të reja mbi teknologjinë kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se do të imponojnë një tarifë prej 25 për qind në produktet teknologjike kineze me vlerë 50 miliardë dollarë.

Tarifat do të aplikohen për produktet nga programi “Made in Cina 2025”, siç njoftohet nga Shtëpia e Bardhë dhe nga 15 qershori do të publikohet lista e plotë e produkteve që do të goditen nga taksat e reja.