07:08 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Sherifi: Jo aktgjykimeve politike të FIFA-s!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi është shprehur kundër dënimit me gjobë të FIFA-s ndaj dy futbollistëve shqiptarë, që përfaqësojnë Zvicrën.

“Në vend të mobilizimit për të mbledhur para për të paguar gjobat e shqiptuara nga FIFA, nevojitet organizimi i një peticioni për t’i thënë JO Gjyqit Politik të FIFA-s!” ka vlerësuar Serifi.

Postimi i Sherifit në Facebook:

JO Aktgjykimeve Politike të FIFA-s!

Babai i Granit Xhakës, Ragipi, ashtu sikur dhjetëramijëra shqipëtarë tjerë, u dënua nga Gjyqi Politik i Jugosllavisë sepse një gjë të tillë e kishte kërkuar Serbia: “Faji i tij i vetëm ishte se ai përmes veprimtarisë kombëtare kishte provokuar Serbinë”!

Granit Xhakën dhe shokët e tij FIFA i dënoi me gjobë me para sepse një dënim e kërkoi Serbia: “Faji i tyre i vetëm, sërish i njejti, përmes festimit me shqiponjë provokuan Serbinë!

Prandaj në vend të mobilizimit për të mbledhur para për të paguar gjobat e shqiptuara nga FIFA, nevojitet organizimi i një peticioni për t’i thënë JO Gjyqit Politik të FIFA-s!