18:07 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Shikoni momentin e goditjes së gruas nga vetura dhe shpëtimin e saj

Një grua ka shpëtuar nga vdekja e sigurt pasi u godit nga një makinë në Nju Jork.

Incidenti ka ndodhur në Avenue 2 dhe Street 50th në Manhattan. Autoritetet thonë se grupi i kalimtarëve erdhi në ndihmë, duke ngritur automjetin në mënyrë që ta shpëtojnë gruan e bllokuar.

Dëshmitarët thonë se megjithëse ajo ishte në gjendje të keqe, kishte shumë gjak dhe kryesisht pa vetëdije, 57-vjeçarja shpëtoi nga më e keqja.

Rreth gjashtë ose shtatë vetë vrapuan në mes të rrugës, dhe e ngritën fizikisht makinën, ndërkohë që gruaja po jepte shenja jete nën të.

Dy persona u transportuan në Qendrën Mjekësore në New York-Presbyterian/ Weill Cornell.

Shoferi i makinës që goditi këmbësoren është marrë në pyetje nga policia, por është e paqartë nëse automjeti apo këmbësori kishin të drejtën e rrugës.

Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim. Ndërkohë bëhet e ditur se gruaja e përplasur nga makina ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video KËTU

Mos i humb