15:01 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

​Shkencëtarët: Tri variante të koronavirusit të ri – A, B dhe C

Një grup ndërkombëtar i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit, argumentojnë se ekzistojnë tre variante kryesore të koronavirusit – A, B dhe C, të botuar në revistën Proceeding of the National Academy of Sciences (PNAS).

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim duke analizuar gjenomin e koronavirusit të marrë nga një mostër prej 160 pacientësh nga e gjithë bota midis 24 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 4 marsit të këtij viti.