19:48 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

​Shoqatat greke protestojnë kundër emrit Maqedonia

Disa shoqata greke njoftuan protesta për 21 janar në Selanik, për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni.

Mediat maqedonase raportojnë se kjo është një protestë e nacionalistëve grekë në një kohë kur të dyja palët janë gati të krijojnë një klimë të mirë për zgjidhjen e këtij mosmarrëveshje pothuajse 26 vjeçare të Athinës dhe Shkupit.

Ata thuhet se po bëjnë thirrje për protesta nëpërmjet rrjeteve sociale.

Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje midis Athinës dhe Shkupit duhet të përshpejtojë rrugën e Maqedonisë drejt BE dhe NATO-s.