14:04 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / MSH

​Shorti i Championsit për femra, Vllaznia në grup me Chelsean, PSG-në dhe Realin

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për femra.

Skuadra shqiptare, Vllaznia e cila u kualifikua në këtë fazë pasi mposhtu skuadrën Vorskla- Kharkiv, me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia është shortuar në Grupin A dhe do të ketë punë shumë të vështirë pasi do të ballafaqohet me skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Real Madrid dhe Paris-Saint-Germain.