Bëhet virale fotoja e Zidane gjatë ndeshjes Argjentinë-Algjeri
Kampioni në fuqi i Botës, Argjentina e nisi në mënyrë spektakolare mbrojtjen e titullit.
Ata mposhtën Algjerinë me rezultat 3-0, pas një hattricku të çmendur nga Lionel Messi.
Mirëpo vëmendja e tifozëve shkoi dhe diku tjetër pos “La Pulgas”, me Zinedine Zidanen që ishte i pranishëm teksa shikoi djalin e tij, Luca i cili ishte në portë për Algjerinë.
Momenti i golit të tretë të Argjentinës, solli një reagim interesant të “Zizou” e cila ishte bërë edhe virale.
Argjentina, ndeshjen e radhës në Botëror do ta luaj ndaj Austrisë, ndërsa Algjeria kundër Jordanisë./IndeksOnline/

