17:41 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

​Sindikata e Doganës ultimatum Qeverisë: Rikthena statusin tonë, ose shkojmë në greva

Qeveria e Kosovës ka kohë deri nesër në mesditë që të kthejë për zyrtarët doganorë statusin e zyrtarit publik të uniformuar dhe të garantojë paprekshmërinë e pagave të tyre nga Ligji për pagat, përndryshe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës paralajmëron greva.

Këto dy kërkesa të tyre, zyrtarë të kësaj sindikate i parashtruan sot në një konferencë për media, ku edhe dhanë ultimatumin e tyre për Qeverinë.

Sipas tyre, krejt kjo është bërë për të mbrojtur pagat dhe statusin e mëhershëm të zyrtarëve të doganës, të cilin e kanë pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar Projektligjin për pagat e sektorit publik.

Ziavere Keqmezi, anëtare e kryesisë dhe njëherësh kryesuese e Këshillit grevist, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për sot, porse tha se kanë lënë hapësirë deri nesër për të parë nëse do të përfillen kërkesat e tyre.

“Në rast që nuk plotësohen kërkesat e tona, ne sot kemi paralajmëruar edhe grevën e cila është dashur të ndodhë nga ora 14:00-15:00, në të gjitha pikat doganore dhe në zyrat e brendshme dhe sektorët tjerë, mirëpo e kemi shtyrë, sepse kemi marrë informata se nga takimet që ka pasur kryesia jonë me ministrin e Financave, z. Bedri Hamza, pasi që kemi marrë premtime, do t’i japim hapësirë dialogut deri nesër në ora 12:00. Përndryshe, nëse nuk do të respektohen këto ndryshime, dhe të bëhen ndryshimet me amandament shtesë atëherë ne do të vazhdojmë grevën”, tha ajo.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija tha se kërkojnë rangim të njëjtë me zyrtarët tjerë të sigurisë, sikurse janë Policia dhe AKI-ja.

Sipas tij, ndryshimi nga statusi i zyrtarit publik të informuar në shërbyes civil për zyrtarët e Doganës, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe me misionin e Doganës.

“Dogana e Kosovës nuk mund të funksionojë si shërbyes civil, ne jemi pjesë e organit të sigurisë të lart, jemi policë gjyqësor, jemi në të gjitha veprimet me Policinë. Ne kemi kërkuar që të rangohemi si Policia, gjyqësori, AKI-ja dhe organet tjera të sigurisë. Te ligji i pagave, ne jo që kemi kërkuar paga shtesë, sepse ashtu kështu i kemi të vogla, publiku po mendon se zyrtarët doganorë kanë paga astronomike, nuk është e vërtetë. Kemi rroga mesatare sikur krejt organizata tjera dhe nuk janë të mjaftueshme. Mirëpo, ne kërkojmë që pagat tona mos me u prekë, mos me pasur ulje të pagave. Koeficienti i tanishëm ka ulje të pagave, është i papranueshëm për Sindikatën e Doganës dhe për zyrtarët e saj”, u shpreh ai.

Kurse, Kujtim Krasniqi, nënkryetar i Sindikatës, tha se përmes këtyre kërkesave zyrtarët doganorë po mbrojnë të drejtën e tyre legjitime,