16:21 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

​Skoda prodhon 2.5 milionë Octavia të gjeneratës së tretë

VW Golf është vetura më e shitur në Evropë në vitin 2018, por sipas Jato Dynamics, në Çeki, Estoni, Poloni dhe Zvicër në vendin e parë për nga shitjet vitin e kaluar VW renditet Shkoda Octavia.

Edhe pse shitja është larg nga bestselleri evropian Golf, Octavia është jashtëzakonisht popullore në shumë vende evropiane.

Përveç katër vendeve ku ishte modeli më i shitur në 2018, në tri vende tjera zuri vendin e dytë – Finlandë, Sllovaki dhe Hungari, dhe në 8 vende tjera evropiane u plasua në mesin e dhjetë makinave më të kërkuara vitin e kaluar, duke përfshirë Gjermaninë, ku dominojnë automjetet e prodhimit vendor.

Shkoda Octavia është edhe makina më e shitur e markës çeke, dhe brezi i tretë i saj i debutuar në vitin 2012 është shitur në më shumë se 2.5 milionë njësi.

Numri më i madh i këtij modeli është prodhuar në fabrikën Mladá Boleslav në Çeki, ndërkohë që prodhohet edhe në Rusi, Kazakistan, Indi, Kinë dhe Algjeri.