16:04 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

​Soja mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës së avancuar

Soja është lavdëruar shpesh për përfitimet e saj shëndetësore. Por për burrat, konsumimi i soja-s dhe ushqimeve tjera të pasura me izoflavone, mund të mos jenë aq e favorshme.

Kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës së avancuar, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, kur është fjala për rrezikun e kancerit të prostatës jo të avancuar, domethënë, kancerit që nuk është përhapur përtej gjëndrës së prostatës, izoflavonet duket se nuk kanë ndikim të rëndësishëm.

Këto janë gjetjet e një studimi të ri të botuar kohët e fundit në Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit.

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e meshkujve në Shtetet e Bashkuara, pas kancerit të lëkurës.

Këtë vit, vlerësohet se rreth 161,360 raste të reja të kancerit të prostatës do të diagnostikohen në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 26,000 njerëz do të vdesin nga kjo sëmundje.

Studimet kanë sugjeruar se dieta mund të ndikojë në rrezikun e kancerit të prostatës. Vitin e kaluar, për shembull, “Medical News Today” raportoi për një studim që shfaq lidhjen e marrjes së rregullt të karbohidrateve të përpunuara në një probabilitet më të madh të kancerit të prostatës, ndërsa hulumtimet e tjera kanë tregojnë se përgjegjës është edhe dieta me yndyrë të lartë.

Studimi i ri, i cili u krye nga autorja, Dr. Jianjun Zhang, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Indiana në Indianapolis dhe kolegët e saj, sugjeron që përfshirja e izoflavoneve në dietë mund të ndikojnë gjithashtu në rrezikun e kancerit të prostatës./Indeksonline/