Dr. Lavdim Ymeri emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Radiologjisë në QKUK
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka emëruar radiologun dr. Lavdim Ymeri ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Radiologjisë.
Sipas burimeve të Gazetës Shneta, dr. Ymeri është caktuar në krye të klinikës pas dorëheqjes së ish-drejtorit dr. Gani Morina, e cila ishte bërë më shumë se një muaj më parë.

