75 Mall Live Search
13:58 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Sot pritet takimi Sela-Zaev

Zijadin Sela dhe Zoran Zaev sot pritet të takohen për t’i dhënë fund amullisë rreth qëndrimit ose jo të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Edhe pse nuk bëhet i ditur vendi se ku do të takohen Sela dhe Zaev, burime nga Aleanca për Shqiptarët por edhe nga socialdemokratët thonë se takimi është parashikuar në orën 14.Derisa partia e Selës pretendon që dikasteri i Shëndetësisë duhet të udhëhiqet nga kuadër i tyre, LSDM-ja pas përcaktimit të Venko Filipçes si propozim për ministër ka forcuar qëndrimin se pos Sekretariatit për zbatimin e reformave nuk mund t’i ofroj gjë tjetër Aleancës.

Nuk përjashtohet mundësia që Sela të zbus qëndrimin dhe të kërkoj një nga dikasteret tjerë të LSDM-së.