11:24 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Digjet vetura e deputetes së LSDM-së

Vetura e deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva është djegur rreth orës 1 pas mesnatës, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Rasti është evidentuar në buletinin e policisë ku thuhet se persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës me çka në brendi kanë hedhur lëndë djegëse.

Pas votimit të djeshëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë shfaqur kërcënime dhe ofendime vulgare ndaj deputetëve të LSDM-së se kinse këta të fundit kanë tradhëtuar interesat shtetërore të Maqedonisë me votimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Temat: