14:54 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Spektakël në Arabinë Saudite, zhvillohet ndeshja Brazili-Argjentina

Brazili – Argjentina, s’është një sfidë si gjithë të tjerat edhe kur është thjeshtë një takim miqësor.

Tek Argjentina rikthehet Messi, tek Argjentina mungon Neymari, por kjo pak rëndësi ka pasi në fushë ai që do të zëvendësojë sulmuesin e PSG-së do të japë më të mirën e tij.

Kombëtarja albiceleste do të kërkojë  një minihakmarrje për atë eliminim nga Copa America, por misioni nuk do të jetë i thjeshtë pasi Seleçao edhe pse ka 4 ndeshje që nuk fiton në 6 takimet e fundit ndaj Argjentinës ka triumfuar 4 herë.

Scaloni pritet të hedhë në sulm treshen Messi-Aguero-Lautaro Martinez nëse ky i fundit ja del të rikuperohet në kohë nga një dëmtim i lehtë ndërkohë që Tite pritet t’ia besojë sulmin treshes Coutinho-Richarlison-Firmino.

Është e vështirë të parashikohet kjo ndeshje që edhe pse luhet pa objektiva realë, në fushë do të zbresin 7 kupa bote dhe të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të fituar.