Nuk u ftua në botëror, Joao Pedro “kapet” me shisha në Dubai
Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, është përballur me një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës së tij, pasi nuk u përfshi në listën finale të Brazilit për Kupën e Botës 2026, e përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti.
Pas publikimit të listës së Brazilit, në rrjete sociale u shpërndanë pamje të Joao Pedros duke kaluar kohë në Dubai gjatë pushimeve, ku është parë në ambiente relaksi me shisha, shkruan Indeksonline

Ky detaj ka ngjallur reagime të ndryshme online, pasi disa tifozë e kritikuan sjelljen e tij, ndërsa të tjerë e panë si normale për një lojtar që është në periudhë pushimi pas një sezoni të gjatë.
A lejohet kjo për futbollistët?
Në përgjithësi, pirja e shishës ose duhanit nuk është e ndaluar ligjërisht për futbollistët, por klubet dhe stafi mjekësor zakonisht e dekurajojnë fuqishëm, sepse ndikon në:
- kondicionin fizik
- rikuperimin
- performancën afatgjatë
Megjithatë, gjatë pushimeve, lojtarët kanë më shumë liri personale, për sa kohë nuk shkelin rregullat e klubit ose kontratës./Indeksonline/

